SPAK përfundon hetimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka, nën akuzë për korrupsion

1 Mars 2021 | 10:14

SPAK ka përfunduar hetimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe grupin që akuzohen për korrupsion pasiv.  

Sipas SPAK, Mimoza Margjeka, Arben Cara, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj janë nën akuzë për ‘korrupsion pasiv i gjyqtarëve në bashkëpunim’.

Në njoftimin e shpërndarë nga SPAK sqarohet se të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë gjyqtares ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Carës, një shumë parash prej 6 000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”,për Orion Balin.

Ky i fundit ishte arrestuar për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga ‘arrest në burg’ në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas.

Lexoni gjithashtu:

Ryshfeti 6 mijë euro, shtyhet seanca ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka

GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Arben Carën, burri i gjyqtares akuzohet për korrupsion

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026