Lajçak: Elektroseveri kontratë për energjinë me KEDS-in, hap i rëndësishëm

9 Dhjetor 2023 | 14:00

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi të shtunën se kompania serbe, Elektrosever, ka nënshkruar kontratë komerciale për energjinë me kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS).

“Ky është hap i rëndësishëm drejt zbatimit të Udhërrëfyesit të Energjisë dhe drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçak në rrjetin social X.

Ai nuk ka treguar ku dhe kur është nënshkruar kontrata në fjalë dhe nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Elektrosever është pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS (Elektroprivreda Srbije). Ajo e mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës më 24 qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026