Macron bën premtimin: Si sot një vit rihapen dyert e Notre Dame
Numërimi mbrapsht për rihapjen e Notre Dame ka filluar. Një nga simbolet e kryeqytetit francez do të rihapë dyert 8 dhjetorin e vitit të ardhshëm, pasi shkatërrimit nga zjarri në 2019-n.
Kjo u konfirmua nga presidenti Emmanuel Macron, nga maja e restauruar e objektit të kultit, me garancinë se afatet do të respektohen.
“Ky 8 dhjetor është shumë i rëndësishëm pasi shënon një datë, një vit përpara se Notre Dame t’i rikthehet besimtarëve dhe vizitorëve. Është shumë prekëse ta gjejmë veten këtu një vit përpara. Ju e shihni progresin e jashtëzakonshëm të punës në këtë objekt, në kornizat dhe shtizën e tij”, tha Macron.
I pyetur nga mediat, Macron shtoi se Papa do të ftohet në ceremoninë e përurimit. Ai njoftoi gjithashtu hapjen e një muzeu për Notre Dame dhe nisjen e garës për zgjedhjen e dizenjatorëve të xhamave të dritareve.
Macron bëri edhe homazhe për gjeneralin Zhan Luis Zhorzhelin, që mbikëqyri rindërtimin dhe që ndërroi jetë në gusht. Emri i tij do të shkruhet në drurin e shtizës së re, në 96 metra lartësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet