1200 ndeshje në karrierë, Ronaldo vendos një tjetër rekord
Al Nassr ka lënë pas humbjen me Al Hilal, ndërsa ka fituar sfidën ndaj Riyadh e vlefshme për javën e 15 të Saudi Pro League. Njëri prej golave u shënua nga ylli portugez Ronaldo, 2 nga Talisca dhe një nga Otavio.
Përveç rezultatit, me rëndësi është rekordi i vendosur nga CR7 i cili luajti ndeshjen numër 1200 në karrierën e futbollit profesionist. Portugezi renditet në vendin e katërt sa i përket lojtarëve me më tepër paraqitje në futboll, teksa vendi i parë i takon Shilton.
Edhe pse shkurtin e ardhshëm mbush 39 vjeç, Ronaldo është në një super formë, ndërsa pritet të jetë edhe pjesë e Euro 2024, ku së bashku me Portugalinë e tij, do të provojë të fitojë trofeun. Sulmuesi është golashënuesi më i mirë në ligën arabe me 16 rrjeta të regjistruara, ndërsa ka lënë pas Mitrovic, Benzema apo Talisca.
Në derbin me Riyadh, Ronaldo shënoi në minutën e 33’ teksa u shërbye nga Sadio Mane. Ne limitet e pjesës së parë ishte vetë portugezi që shërbeu për Otavion, me këtë të fundit që e ndali topin në rrjetë. Edhe në fraksionin e dytë, Al Nassr luajti më mirë ku Talisca shënoi për 3-0. Gray ngushtoi diferencën e golave në 3-1, por ishte dhe një herë mesfushori Brazilian që tundi rrjetën, duke vulosur triumfin 4-1.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta