Inteligjenca artificiale ‘merr’ tenderat, gazetari përplaset me Klosin: Justifikim
Gaztari Ervin Koçi, komentoi në studion e Revieë në Euroneës Albania, deklaratat e kryeministrit Rama në Kongresin e PS për futjen e inteligjencës artificiale në tenderim.
Koçi e cilësoi këtë gjetje të kryeministrit si një justifikim për zyrtarët e administratës, apo zyrtarë të PS që janë në ndjekje penale për korrupsion.
“Ditën e djeshme nga 100 e ca minuta që foli kryeministri, më shumë se gjysma ishte për futjen e inteligjencës artificiale në administratën publike. Futja e kësaj teknologjie më ngjau me një justifikim të tij se “njerëzit që unë kisha prapa meje punuan pas kurrizit tim dhe unë nuk kam faj dhe ndaj tani do sjell këtë teknologjinë e re që të mos merrem me njerëzit”. Por në logjikën politike kjo nuk qëndron, lideri udhëheq, lideri nuk shmang apo transferon përgjegjësitë. Ndaj nuk e di si e shihni ju zoti Klosi, këtë inteligjencën artificiale që do vendosni, a do ta vendosë në pozita më të mira kryeministrin për njerëzit afër tij që mund të jenë subjekt i SPAK-ut?”, tha gazetari.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, tha se qëllimi i futjes së inteligjencës artificiale bëhet me qëllim lehtësimin e procedurave dhe heqjen e “maleve me dokumente”.
“Po fusim tenderimin përmes inteligjencës artificiale, pasi njerëzit do të jenë më të lehtësuar. Kompanitë nuk do të kenë më nevojë të dorëzojnë male me letra, të zihen me njëri tjetrin, nuk do të jenë në dorën e X apo Y dhe njerëzit janë të lehtësuar. Në çdo vend ka diskutime për korrupsionin. Inteligjenca Artificiale do të jetë më lehtësuese”, tha Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta