Mesazhet për drejtësinë, Klosi: Goditje vetëm nga krahu jonë, duhet dhe krahu tjetër

9 Dhjetor 2023 | 21:32

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, në Euronews Albania, ku komentoi mesazhet për drejtësinë e re që kryeministri Rama dha nga Kongresi i PS.

Klosi në fjalën e tij theksoi se qëndrimi i shefit të qeverisë dhe i PS vijon të mbetet i njëjtë, që ata nuk do të ndërhyjnë kurrë në sistemin e drejtësisë, as do t’i komentojnë vendimet e tyre.

Klosi theksoi se detyra e maxhorancës është të mirëqeverisë dhe detyra e gjyqësorit është të ndëshkojë ata që shkelin ligjin, qofshin zyrtarë të lartë apo të vegjël.

“Te drejtësia PS nuk do të hyjë asnjëherë. Nuk do të hyjmë në vendimarrjen e drejtësisë, për këtë kemi luftuar gjithë këto kohë. Është një punë që po bëhet për Kodin e Procedurës penale, për çështjet që do hetohen nga SPAK ose jo të cilët janë i gjithë një sistem.

Vetingu vijon të pastrojë të gjitha nivelet që përpiqet të japë një drejtësi të pavarur.

Ne nuk gjykojmë vendimarrjen e drejtësisë, por nuk duhet të mbetemi vetëm te drejtësia për të luftuar korrupsionin. Pasi nuk i bën të gjitha drejtësia. Ne duhet të punojmë shumë dhe në mirëqeverisjen tonë, si punon shteti jonë, në praktikat tona të brendshme që të mos shkojmë deri te drejtësia.

Detyra jonë është që të qeverisim mirë. Dhe është detyra e gjyqësorit të ndërhyjë kur ne bëjmë gabime”, tha Klosi.

Klosi theksoi se SPAK dhe drejtësia e re kanë pasur goditje vetëm majtas, ndaj nënvizoi të ketë edhe djathtas, përfshirë ish-deputetë, ish-ministra, apo ish-kryeministra.

“Ka pasur goditje vetëm nga krahu jonë, duhet të ketë goditje dhe nga krahu tjetër. Janë ngjarje të rënda qoftë afera “Partizani”, qoftë CEZ DIA. Në daljet tona publike këtë kemi thënë. Ne kemi thënë që SPAK-u të mos stepet nga lufta politike për të gjykuar këdo qoftë në çfarëdo lloj niveli, ish-deputet, ish-kryetar bashkie, ish-kryeministër, apo ish-president”, tha Klosi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026