Netanjahu kritikon qëndrimin e Rusisë për Gazën gjatë një bisede me Putinin
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar Rusinë për qëndrimin e saj në lidhje me luftën në Rripin e Gazës gjatë një bisede telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, të dielën, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.
Zyra e Netanyahut tha në një komunikatë për media se lideri izraelit shprehu pakënaqësinë e tij me qëndrimet që i kanë marrë përfaqësuesit rusë në Kombet e Bashkuara dhe në forumet e tjera ndërkombëtare.
Rusia e mbështeti të premten një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që bënte thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Gazë, e cila, megjithatë, u bllokua nga Shtetet e Bashkuara që përdorën veto.
Netanyahu, po ashtu, “shprehu kritika të ashpra për bashkëpunimin e rrezikshëm mes Rusisë dhe Iranit”, sipas komunikatës së zyrës së tij.
Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut
- 20:37 Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe armëpushimi (VIDEO)