“Turqia i ka hequr vizën Netanjahu”, Erdogan: Do t’i çojmë në gjykatën ndërkombëtare

5 Nëntor 2023 | 14:21

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka bërë të qartë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se ai ka ndërmend që ta çojë atë përballë Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për gjithë veprimet e ndërmarra në Gaza në javët e fundit, ku kanë mbetur të vrarë mbi 9 mijë palestinezë, gjysma prej të cilëve gra e fëmijë.

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial ndërsa kthehej nga një udhëtim në Kazakistan, Erdogan e përshkroi kryeministrin Netanyahu si ” dikush me të cilin nuk mund të flasim më”, duke shtuar: “Ne i kemi hequr vizën. Stafi diplomatik i Izraelit në Turqi u largua nga vendi muajin e kaluar pasi shpërthyen protestat në mbështetje të palestinezëve.

Kështu, Erdogan gjatë një fjalimi publik, kritikoi Netanyahun dhe është zotuar se do ta çojë kryeministrin izraelit përpara GJNP-së, që të japë llogari mbi gjithë këtë aksion që ka zhvilluar në Gaza.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026