Australia do ta përgjysmojë numrin e emigrantëve që do të pranohen

11 Dhjetor 2023 | 09:16

Qeveria australiane ka thënë se do ta përgjysmojë numrin e migrantëve që pranon, teksa tenton të përmirësojë sistemin “e prishur” të imigrimit.

Ky vend mëton të pranojë 250.000 njerëz shifër në përputhje me nivelet para pandemisë së koronavirusit deri në qershor të vitit 2025. Rregullat për viza, për studentët ndërkombëtarë, dhe punëtorët e pakualifikuar, do të ashpërsohen, po ashtu, sipas planit të ri.

Migrimi është rritur në nivele rekorde në Australi, duke e shtuar presionin në fushën e strehimit dhe infrastrukturës. Në anën tjetër, Australia ka nevojë për punëtorë të kualifikuar, dhe tenton të tërheqë sa më shumë të tillë.

Duke e prezantuar një strategji 10-vjeçare për migrimin, ministrja e Brendshme australiane, Clare O’Neil, ka thënë se sistemi i migrimit është “rrënuar” prej qeverisjeve paraprake.

Një rishikim paraprak këtë vit, ka gjetur se sistemi është “tërësisht i prishur”, shumë kompleks, dhe në nevojë për “reformë të madhe”.

Një rekord prej 510.000 njerëzve kanë shkuar në Australi këtë vit, mirëpo ministrja është zotuar për ta kthyer situatën nën kontroll. Në mesin e kërkesave të reja për migrantët do të jetë një nivel i gjuhës angleze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026