”Nuk kemi ende një vendimmarrje për negociatat me Shqipërinë”, eksperti i integrimit komenton konferencën e djeshme në Bruksel
Zgjedhjet e 25 prillit dhe dekriminalizimi i listave zgjedhore zunë vendin kryesor të diskutimeve gjatë konferencës së përbashkët që u zhvillua në Bruksel pas takimit të 11-të Këshillit Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE.
Për këtë takim eksperti i Integrimit, Gentian Elezi u shpreh në Euronews Albania se konferenca e djeshme i dha një rëndësi procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Ai theksoi se duke dëgjuar deklaratat shohim që nuk ka ende një vendimmarrje nga vendet anëtare, apo një dëshirë për vendimmarrje për të nisur së shpejti negociatat me Shqipërinë.
“Shohim ka fokus tek zgjedhjet. Vendet anëtarë janë duke pritur edhe zgjedhjet për të parë standardet dhe ecurinë tyre dhe për të vendosur edhe hapin e parë që është miratimi i strukturës negociuese, që është kushti për të vazhduar tek Konferenca e Parë Ndërqeveritare”, u shpreh ai më tej.
Sa i përket dekriminalizimit të listave zgjedhore, ai tha se diplomatët e huaj janë fokusuar tek kjo çështje, pasi kanë informacionet e tyre dhe kanë bërë vëzhgimet e tyre se mund të edhe një lloj deformimi edhe në zgjedhje.
Lexoni gjithashtu:
Këshilli i Stabilizim Asociimit: Shqipëria ka bërë progres në fushat e reformave
Varhelyi: E ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian
Rama pritet nga Varhelyi dhe Borrell në Bruksel. Balla paralajmëron lajme të mira për Shqipërinë
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta