Mijëra persona marshojnë në Berlin kundër antisemitizmit
Disa mijëra njerëz protestuan të dielën në kryeqytetin gjerman, Berlin, kundër antisemitizmit, urrejtjes dhe racizmit. Marshimi i protestës u ndërmor përballë rritjes së incidenteve antisemite që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe nisja e ofensivës izraelite në Gaza.
Një protestë e ngjashme u mbajt në kryeqytetin belg, Bruksel, në mbështetje të komunitetit hebre të vendit.
Policia e vlerësoi numrin e pjesëmarrësve në 3200 vetë, kurse organizatorët thanë se prisnin 10.000 vetë që të merrnin pjesë në marshim.
Josef Schuster, President i Këshillit Qendror të Hebrenjve, tha në këtë ngjarje se ai ndonjëherë nuk e njeh Gjermaninë, sepse “diçka ka dalë jashtë kontrollit“, duke iu referuar rritjes së incidenteve antisemite në vitet e fundit, veçanërisht që nga fillimi i konflikti i fundit mes Izraelit dhe Hamasit.
“Ka ende një mundësi për të riparuar këtë situatë, por për ta bërë këtë duhet të pranojmë edhe atë që ka ecur keq në vitet e fundit, atë që nuk mundëm ose nuk donim të shihnim”, shtoi ai.
Në protestë morën pjesë edhe ministri i Punës, Hubertus Heil, dhe Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta