Gazetari zbulon prapaskenat: Po mos ishte Kim, në krye të SPAK s’do ishte Dumani

11 Dhjetor 2023 | 22:54

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që brenda Prokurorisë së Posaçme mund të ketë segmente të caktuara që janë investuar politikisht.

Kjo krijohet nga dyshimi i arsyeshëm sipas tij, pasi nëse nuk do të ishte për këmbënguljen e ish-ambasadores Yuri Kim, Altin Dumani nuk do të ishte sot në krye të SPAK por do të ishte një drejtues tjetër.

“Nuk besoj se mund të kemi një kontroll politik nga mazhoranca të SPAK, por mund të kemi persona që janë investuar politikisht apo në forma të ndryshme për të qenë jo vetëm në SPAK por edhe pranë BKH, por që janë persona shumë të rëndësishëm sepse njihen me informacione sekrete, me çfarë thuhet, se kush po hetohet dhe kjo mund të përbëjë një problem se sa e pavarur është prokuroria. Unë besoj se po të mos ishte këmbëngulja e ish-ambasadores Kim, Dumani nuk do të ishte sot në krye të SPAK, do ishte një drejtues tjetër dhe të gjithë këto elementë krijojnë dyshimin e arsyeshëm se segmente të caktuara mund të kenë devijanca në punën  e tyre”, tha Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026