Apeli lë në fuqi vendimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe të akuzuarit e tjerë

12 Dhjetor 2023 | 11:31

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burg ish-gjyqtaren e Apelit në Korçë Mimoza Margjekën, për akuzën e “korrupsionit”.

Por vendimi pezullon ekzekutimin e dënimit, e për rrjedhojë në përfundim Margjeka do të kryejë 3 vjet shërbim prove si edhe i mohohet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Nga ana tjetër, për Arben Carën, bashkëshortin e saj, gjykata dha 4 vite burg, ndërsa për avokatin Skënder Demirin u dha dënimi me 3 vjet burgim që konvertohet në aq vite shërbim prove. Po i njëjti dënim me Demirin u dha edhe për Klaudio Zhillën.

Për Nejton Balin 1.2 vite burg konvertuar në 2 vjet e 4 muaj Shërbim Prove. Vetëm Arben Cara ndodhet aktualisht në burg duke vuajtur dënimin. Sipas SPAK këta persona akuzohen se i kanë dhënë gjyqtares Margjeka shumën e 6000 eurove për të ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin Erion Bali, vëllain e Nejton Balit i arrestuar për trafik klandestinësh kundrejt “garancisë pasurore”.  Sasinë e parave e mori bashkëshorti i ish-gjyqtares.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026