Rama njofton marrjen e dronëve “Bayraktar”: Së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura

12 Dhjetor 2023 | 16:10

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për dronët “Bayraktar” të Turqisë dhe njofton se shumë shpejt ata do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se këta dronë janë teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Rama shton gjithashtu se kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës.

Reagimi i Ramës:

📡👩🏻‍💻🧑🏻‍💻 Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile 🪖🚔👮🏼👮🏻‍♀️

Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s🇦🇱

Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë👩🏻‍💻🧑🏻‍💻📲⌨️📡📟

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026