Ish-futbollisti i Vllaznisë Albert Kaçi: Laçi skuadra që mund t’i hapë më shumë punë në luftën për titull

2 Mars 2021 | 14:53

Ish-futbollisti Albert Kaçi komentoi për Euronews Albania situatën që po kalon Vllaznia ku javët e fundit ka hasur vështirësi, pasi ka marrë vetëm një fitore në gjashtë ndeshje.

“[Në fillim…] Kemi parë që Vllaznia ka bërë lojë të bukur dhe ka merituar vendin e parë, por të them të drejtën ka diçka që [aktualisht] nuk po shkon,” – tha Kaçi duke konsideruar si ndikues në formën e skuadrës shumë faktorë, duke filluar nga aspektet fizike deri te çështje jashtë fushe të përfolura, sikurse janë pagat.

Sipas Kaçit Vllaznia mbetet pretendente, mirëpo pozitat e saj janë venitur tashmë, pasi skuadrat e tjera janë afruar.

“Pikët që Vllaznia ka lënë, me skuadra të cilat priteshin fitore, duke marrë parasysh disa ndeshje si Kastrioti në Shkodër apo ajo me Skënderbeun në Korçë, e bëjnë situatën [për titull] të diskutueshme,” – tha Kaçi.

Për ish-futbollistin e Vllaznisë skuadra më konkurruese ndaj luftës për titullin është skuadra e Laçit. Kaçi u shpreh se në raport me skuadrat e tjera Laçi ka shfaqur formë më të mirë dhe mund t’i hapë punë skuadrës shkodrane.

Laçi ka ndryshuar trajner dhe prej 12 dhjetorit kur angazhoi Shpëtim Duron, ka treguar tjetër lojë. Në fundjavë ata barazuan 1-1 me Partizanin.

Përballë pyetjes nëse trajneri Thomas Brdaric ishte apo jo zgjedhja e duhur për skuadrën, Kaçi tha se puna dhe përvoja e tij është parë me pjesën kryesore të sezonit, mirëpo u shfaq disi i zhgënjyer për situatën që po haset tani ku shumë aspekte po nxjerrin në pah probleme me formën dhe përqendrimin e lojtarëve.

Pas humbjes 2-1 me Tiranën në Shkodër, Vllaznia kryeson kampionatin vetëm me 3 pikë distancë nga Partizani i vendit të dytë.

Teuta dhe Laçi vijnë pas me 37 pikë – 4 më pak se Vllaznia, – ndërsa kalendari parashikon përballje me durrsakët pikërisht më 3 mars, ndërsa me laçianët në fund të sezonit më 26 maj, katër ditë pas përballjes me Partizanin.

Titulli kampion në Shkodër nuk vjen prej 20 vitesh, teksa Vllaznia e ka fituar 9 herë më parë kampionatin shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026