Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin në Kuvend

13 Dhjetor 2023 | 17:20

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin në Kuvend

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Ky vendim i Gjykates Kushtetuese vjen në një kohë kur maxhoranca socialiste kishte parashikuar për ta miratuar marrëveshjen në seancën e kësaj të enjteje.

Në këtë mënyrë, pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë.

Po ashtu, Holta Zacaj pas vendimit në një kominikim me gazetarët bëri me dije se kjo vendimmarrje do i njoftohet menjëher Kuvendit, i cili është i detyruar të ndërpresë procedurat parlmmetare për ratifikimin në seancën plenare.

“Kushtetuesja” ka vendosur vetëm për ankimin e bërë nga 30 deputët e PD, ku janë edhe Bardhi e Berisha.

Ndonëse në Kushtetuese është paraqitur edhe një ankim i firmosur nga Lulëzim Basha, Kushtetuesja ende nuk e ka marrë në shqyrtim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026