“A do të mbyllet Berisha në selinë e PD pas ‘arrestit’ nga SPAK?” Flet avokati i tij

13 Dhjetor 2023 | 23:03

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka hedhur poshtë opsionin se selia e PD mund të jetë një opsion ku Berisha mund të kryejë “arrestin e shtëpisë”.

Komentet Berisha i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Berisha është i vendosur në qëndrimin e tij, kur u pyet për këtë çështje.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: A është selia e PD një opsion për “arrest shtëpie” për Berishën?

Gjokutaj: Unë e njoh edhe humorin politik, për shkak të këtij humori gjërat janë nëpërkëmbur. Ka një regji këtu. Kur ne jemi në sallë të gjyqit, hidhet një i majtë nga SPAK… Këto janë historira që nuk më nervozojnë. E zgjidh ligji atë, nuk ka lidhje ajo histori se ai nuk është i pastrehë. Është njësoj si të arrestojmë një mjek në spital dhe ta lëmë të operoj. Berisha është krejt i qartë në vendimin e tij. Por unë nuk mendoj se do të shkojë deri atje, sepse njerëzit jo për frikë, por Kuvendi nuk ka pse të bëhet palë, pra do ngrihen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026