Simbolika e vizitës së Albin Kurtit në Lezhë, Baton Haxhiu: Për fushatë elektorale

2 Mars 2021 | 19:21

Prezenca e Albin Kurtit në Lezhë në kuadër të 577-vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës” është komentuar në forma të ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri. Analisti Baton Haxhiu i pranishëm në emisionin “Shock” në Euronews Albania thotë se Albin Kurti ka shfrytëzuar këtë datë historike për të bërë fushatë elektorale, në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

“Albin Kurtin e pata paralajmëruar se do vinte në fushatën zgjedhore në Shqipëri. Vjen në një përvjetor të Besëlidhjes dhe pas saj i mbledh të gjithë liderët e të gjitha trojeve dhe në kokën e tij realisht përjeton bashkimin e shqiptarëve para një përmendoreje. Ai është në Lezhë për të përkrahur kandidatin e tij, siç do jetë në Tiranë dhe në Gjirokastër”, tha ai.  

Për analistin Andi Bushati problemi nuk është se pse Albin Kurti ka ardhur të bëjë fushatë në Shqipëri, por shqetësimin ai e sheh diku tjetër.

“A po vjen për fushatë? Patjetër që po vjen për fushatë. Problemi me Albinin është simbolika që ka zgjedhur të bëjë fushatë se nuk është kot se ka shkuar në Lezhë në vendin e besëlidhjes.  Mua nuk më shqetëson se Albini po bën fushatë në Shqipëri dhe mirë se të vijë. Simbolika më bën të kem disa paranoja. Nga Zogu, Enveri deri tek Edi RamA janë munduar të ngrenë kultin e tyre duke u afishuar me mitin e Skënderbeut dhe jo më realitetin e Skënderbeut, sepse janë dy gjerë shumë të ndara”, tha Bushati.

Mes tjerash, z. Haxhiu shprehet se kryeministri i ardhshëm i Kosovës është një politikan që nuk e mban fjalën: “Albin Kurti është njeriu dhe politikani, që nuk ka koherencë politike dhe nuk e mban fjalën”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara