“Rama do jetë kryeministër”, Elisa Spiropali bën llogaritë elektorale: Marrim minimumi 74 mandate
Partia Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit synon të marrë minimumi 74 mandate. Kështu u shpreh ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në studion e emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania.
“Ne kemi marrë 74 mandate në 2017 dhe nuk synojmë më pak se kaq. Të gjithë të dhënat e dëshmojnë se PS do jetë forcë e parë dhe Edi Rama do jetë kryeministër”, theksoi Spiropali.
Ndërsa për qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku më i fortë i përballjes elektorale znj. Spiropali tha se Partia Socialiste synon të marrë 19 mandate, një më shumë se në vitin 2017.
Ministrja e qeverisë Rama shënjestroi partinë Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku tha se ka një rënie drastike në elektorat.
“Ne synojmë më shumë e 2017 dhe është plotësisht e mundshme. Në qarkun e Tiranës në 2017 18 mandate dhe synojmë 19 mandate dhe kjo është plotësisht e mundshme. LSI ka një rënie drastike, por kudo në opinionin publik. Punët që kemi bërë në Tiranë, punët që po bëjmë në Kamëz”, theksoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s