Avokati i Fatmir Mediut pas seancës për “Gërdecin”: Çfarë u zbulua nga dëshmitarët

14 Dhjetor 2023 | 12:28

Avokati i ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediut, i cili ishte këtë të enjte në seancën e rradhës në GJKKO për çështjen e “Gërdecit”, foli para mediave lidhur me dëshmive të dhëna ditën e sotme.

Ardian Visha tha se gjatë kësaj seance dolën disa të vërteta të rëndësishme.

“E rëndësishmja e parë për ne është fakti se ajo që prezumohet e ndodhur në aktin e ekspertimit, është e paqenë si e tillë. Nuk ka një karrocë të salduar nga i biri. I biri ka thënë se nuk është salduar asnjë karrocë.

Ka momente të rëndësishme të pyetura lidhur me ushtarakët e lartë për sa i përket harmonisë që kanë pasur civilë e ushtarakë, ministri i mbrojtjes gjatë kohës që ka qenë ministër zoti Mediu, sikurse këto seanca të fundit të cilat dëshmojnë korrektesën e këtij raporti dhe disiplinimin e plotë të urdhrave që ka nënshkruar ministri.

Sa i përket pyetjeve të prokurorisë në Amerikë, Patrick Henry, ne kishim vërejtje për një pyetje, pasi përmbante një të pavërtetë si parakusht të pyetjes. Pyetja ishte e formualuar, “a ju paralajmëruan ju për paligjshmërinë e demontimit në një firmë private në territorin shqiptar”, ky është fakt i rremë,-tha avokati Ardian Visha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026