Serbia i dhuron 10 mijë vaksina Bosnjës, pas vonesave nga COVAX
Serbia i ka dorëzuar Bosnjës dhe Hercegovinës 10 mijë vaksina, pas vonesave nga skema ndërkombëtare COVAX.
Zyrtarët kanë pranuar tashmë se shpërndarja nga COVAX ka qenë “më e ngadaltë” nga sa ishte parashikuar për shkak të faktorëve të ndryshme si transporti dhe miratime të nevojshme.
Teksa disa vende më të pasura si Izraeli, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuar janë në krye të garës për vaksinimin e popullsisë së tyre, vendeve që varen nga COVAX janë ende në pritje.
Bosnja ka kërcënuar se do të hedhë në gjyq programin e COVAX në rast se vaksinat nuk mbërrijnë sipas marrëveshjes.
Porosia prej 1.2 milionë dozash pritej të mbulonte rreth një të tretën e popullsisë.
“Akt solidariteti” nga Serbia
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, udhëtoi drejt Sarajevës për të dorëzuar 10 mijë doza të kompanisë AstraZeneca tek autoritetet mjekësore të vendit.
Vucic e përshkroi këtë lëvizje si një “akt solidariteti”, teksa bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë midis shteteve të Ballkanit.
“Prisnin vaksina nga BE, por nuk i morëm”, tha Vucic. “Do i falënderojmë kur të marrim vaksinat nga programi COVAX”.
Serbia ka nisur fushatën e vaksinimeve në janar duke përdorur kryesisht vaksinën e prodhuar nga Kina, ashtu si dhe Pfizer-BioNTech, Sputnik V dhe AstraZeneca.
“Presidenti Vucic na bëri një ofertë në një moment kur mekanizmat ndërkombëtare kanë dështuar dhe ne e pranojmë këtë”, tha Sefik Dzaferovic, anëtari boshnjak i presidencës multietnike të Bosnjës.
Ndërsa, përfaqësuesi kroat, Zeljko Komsic, shtoi se “nëse edhe një prej këtyre 5 mijë vaksinave do të shpëtojë një jetë, atëherë ia ka vlejtur”.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West