“Po provokon”, Çani përplaset me Manjanin: Berisha do e bëjë arrestin në selinë e PD

14 Dhjetor 2023 | 22:05

Çështja “Berisha” është kthyer në temë debati mes ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani dhe gazetarit Arjan Çani.

Të ftuar në emisionin “Noë” në Euroneës Albania, Manjani theksoi se shkresa e SPAK është provokim i rëndë për Parlamentin, gjë që u kundërshtua nga Çani.

Ky i fundit, teksa foli për masën e sigurisë theksoi se nëse Berisha zgjedhë të bëjë arrestin në shtëpi, do zgjedhë selinë e PD-së.

Pjesë nga debati:

Manjani: Shkresa e SPAK është provokim shumë i rëndë ligjor që ia ka  çuar Parlamentit.

Çani: Po pse mos të vendos parlamenti.

Manjani: Formalisht, SPAK heq përgjegjësinë nga vetja e vet.

Çani: Berisha edhe pse e dinte se po vinte një armik i tmerrshëm për ta vrarë, nuk bëri asgjë për ta ndaluar. Kishte shumë mundësi, por tani është vonë. Berisha në këto kushte ka vetëm një zgjidhje, të vdesë si hero. Ligji e lejon Berishën të zgjedhë vendin se ku do e bëjë masën e arrestit, në shtëpi, në zyrë. Berisha mund të zgjedhë që ta bëjë arrestin në selinë e PD-së.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026