Raporti i DASH për pastrimin e parave: Shqipëria s’ka bërë asnjë përparim, shkak korrupsioni dhe krimi i organizuar
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e 2020-ës për pastrimin e parave, ku theksohet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim.
DASH rendit si shkaqe të kësaj situate: korrupsionin, institucionet e dobëta, krimin e organizuar dhe paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri përmes remitancave.
“Vendi ka një ekonomi të madhe parash dhe sektor informal, me flukse hyrëse të konsiderueshme parash nga jashtë, forma e remitancave dhe investimeve të ndryshme. Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, thuhet në raport.
Ndërkaq, DASH thotë se progres qeveria shqiptare ka bërë me sekuestrimin e pasurive të Kelmend Balili, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”.
“Shqipëria regjistroi një progres me përdorimi i ligjit të tij të konfiskimit anti-mafia, duke përfshirë konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkasin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Eskobari i Ballkanit”, thuhet nga DASH.
Ndërsa, sa i përket Reformës në Drejtësi, duke përfshirë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e njësive të shumta të specializuara të policisë që synojnë krimet ekonomike, në raport theksohet këto procese kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave.
Por, në të theksohet se “sidoqoftë, këto përpjekje vështirësohen nga sfidat e kapacitetit në drejtësinë e krijuar së fundmi institucioneve dhe korrupsionit të përhapur që minon shtetin e së drejtës”.
Lexoni gjithashtu:
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta