Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile paraqitet në SPAK
15 Dhjetor 2023 |
11:07
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së kreut të Emergjencave Civile në SPAK.
Pasi përfundoi marrjen në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, Çako deklaroi se u thirr në organin e akuzës në cilësinë e personit që ka dijeni për çështje që nuk lidhen as me detyrën e tij dhe as të institucionit që drejton.
Ai ka folur shkurtimisht dhe nuk ka zgjedhur të bëjë publike çështjen e cila po hetohet dhe për të cilën ai është marrë në pyetje si person që ka dijeni.
Kujtojmë se Haki Çako ka qenë ish-drejtor i Policisë së Shtetit prej vitit 2015 deri në vitin 2018.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta