Lufta në Gaza/ Vritet nga raketa gazetari i Al Jazeera, një tjetër i plagosur
Një gazetar i “Al Jazeera” u vra dhe një tjetër u plagos të premten nga një raketë në Khan Younis në jug të Gazës, sipas njoftimeve të mediave.
Samer Abudaqa u vra nga një raketë e lëshuar nga një dron dhe shefi i zyrës së rrjetit Al Jazeera në Gazë, Wael Dahdouh u plagos.
Abudaqa u plagos në dyshemenë e një shkolle në Khan Younis, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Ai u godit nga raketa, por Al Jazeera raportoi se mjekët nuk ishin në gjendje të arrinin menjëherë në vendngjarje për shkak të bombardimeve izraelite.
Përpjekjet për të organizuar kalimin e sigurt për zotin Abudaka zgjatën më shumë se pesë orë. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, mjekët konfirmuan se gazetari tashmë kishte vdekur.
“Ekipet mjekësore u penguan nga forcat izraelite që të arrinin menjëherë tek ai”, tha rrjeti Al Jazeera për vdekjen e gazetarit.
Abudaqa ka punuar për rrjetin “Al Jazeera” që nga viti 2004. Ai ka lindur në vitin 1978 dhe ishte baba i tre djemve dhe një vajze.
Gazetari Dahdouh, lëndimet e të cilit u konsideruan të lehta, u transferua në spitalin “Nasser”.
Plagosja e gazetarit Dahdouh erdhi rreth gjashtë javë pasi disa nga anëtarët e familjes së tij, përfshirë bashkëshorten dhe fëmijët e tij, u vranë në një sulm ajror izraelit, që goditi shtëpinë e tyre në kampin Nuseirat në Gazën qendrore. Dahdouh u kthye në punë menjëherë pas tragjedisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta