Izraeli hap një pikë kufitare për furnizim me ndihma në Gazë

16 Dhjetor 2023 | 08:25

Izraeli vendosi të premten të lejojë përkohësisht furnizimin me ndihma humanitare në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit të vet kufitar, Kerem Shalom, njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sipas Radio Europa e Lirë, Rripi i Gazës është duke u përballur me kushte të mjerueshme humanitare për shkak të luftës tashmë dymujore. Deri më tani, të gjitha ndihmat humanitare janë futur në territorit e rrethuar nga Izraeli vetëm përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah.

Në Kerem Shalom, i cili ndodhet në kufirin e Gazës me Izraelin, së fundmi kontrolloheshin të gjitha dërgesat humanitare të destinuara për Gazën, por kamionët duhej të udhëtonin pastaj drejt Rafahut për t’u futur brenda enklavës palestineze.

“Kabinet i Izraelit e aprovoi sot një masë të përkohshme për shkarkimin e kamionëve në pjesën brenda Gazës të pikëkalimit Kerem Shalom”, me qëllim për ta rritur sasinë e ndihmave për këtë territor, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë për media.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, i cili të premten e përfundoi një vizitë në Izrael, e quajti këtë vendim “hap të rëndësishëm”.

“Presidenti Joe Biden e ngriti këtë çështje së fundmi përmes një telefonate me kryeministrin Netanyahu, e cila ishte edhe temë e rëndësishme diskutimesh gjatë vizitës sime në Izrael në dy ditët e fundit”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna

Dhjetëra punonjës të Meta kanë ngritur një padi kundër gjigantit të teknologjisë, duke pretenduar se kompania përdori mjete të inteligjencës artificiale në procesin e përzgjedhjes...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026