Zjarri përfshin një banesë në Pogradec, dëme të shumta
Një familje në Pogradec është përballur me një situatë tepër të vështirë, pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme të shumta.
Sipas njoftimit nga MZSH Pogradec ngjarja ka ndodhur në lagjen numër katër të qytetit mbrëmjen e djeshme. Kur dhoma e ndenjes së shtetasit N. Hamzallari është përfshirë nga flakët duke djegur 90% të orendive shtëpiake.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shpëtuar pjesë tjetër të banesës e cila rrezikoi të shkrumbohej. Dyshimet e para janë se e gjithë situata është shkaktuar nga oxhaku i banesës pasi dyshohet që të mos ishte pastruar nga bloza e cila ka marrë flakë.
Në banesë ditën e sotme kanë shkuar edhe specialistët e emergjencave civile për të parë dëmet e shkaktuara dhe zhdëmtimin më pas të familjes. Ndërkohë që deri në këtë zgjidhje familjarët duhet të qëndrojnë me qira ose tek të afërm. Fatmirësisht nga e gjithë situata nuk pati të lënduar në njerëz.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta