Rusia sulmon Ukrainën gjatë natës, dërgon 31 dronë
Një total prej 31 dronësh janë nisur nga Rusia drejt territorit ukrainas natën e mbrëmshme, por 30 prej tyre janë rrëzuar, ka thënë të shtunën ushtria ukrainase. Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka qenë në mesin e qyteteve të shënjestruara.
Komandanti rajonal ushtarak, Serhiy Popko, ka thënë se nuk ka raportime për të plagosur, pas rrëzimit të copëzave të raketave. Rusia e ka rritur së fundi shkallën e sulmeve ajrore mbi Ukrainë, duke nisur dronë dhe raketa balistike.
Në dimrin e vitit të kaluar, sulmet kanë pasur shënjestër sidomos infrastrukturën e energjisë. Dronët, të cilët janë të mbushur me lëndë shpërthyese, janë kryesisht të prodhuar prej Irant.
Mirëpo, sistemet raketore për mbrojtje, të cilat i janë dorëzuar Ukrainës nga vendet aleate, janë duke e bërë punën e tyre, duke e mbrojtur Ukrainën prej shumicës së sulmeve të tilla.
Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta