Shkon për të vjedhur, arrestohet 39-vjeçari nga Saranda, niset me urgjencë në Tiranë

16 Dhjetor 2023 | 15:48

Një 39-vjeçar në Sarandë ka rënë në prangat e Policisë për vjedhje.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se në momentin e arrestimit ai ishte i pavetëdijshëm, për shkak të mbidozës së metadonit.

Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Murto, i cili është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni.

Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Sipas policisë, qëllimi i 39 vjecarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit. Ai jetonte në fshatin Gjashtë, Sarandë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026