SHBA paralajmëron Korenë e Veriut: Një sulm bërthamor i jep fund regjimit të Kim

16 Dhjetor 2023 | 16:55

Uashingtoni ka paralajmëruar të shtunën Korenë e Veriut që çdo sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara do të rezultonte me “fund të regjimit të Kimit”.

Në një deklaratë të përbashkët të Grupit Konsultues për Çështje Bërthamore SHBA-Kore e Jugut, është rikonfirmuar se çfarëdo sulmi i Phenianit ndaj Koresë së Jugut do të rezultojë me përgjigje të shpejtë dhe vendimtare.

“Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan përkushtimin e palëkundshëm për të ofruar mbrojtje shtesë për Republikën e Koresë, përfshirë kapacitetet e plota të SHBA-së”, është thënë në një deklaratë të publikuar prej Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë paralajmërim të ngjashëm në prill, duke thënë se cilido sulm i Koresës së Veriut do të nënkuptojë fundin e Qeverisë së Phenianit.

Duke përdorur identitete të rreme, disa verikoreanë arrijnë të fitojnë deri në 300.000 dollarë në vit nga puna në distancë.

Deklaratë të njëjtë ka bërë edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke thënë se regjimi i Kimit do të marrë fund edhe nëse sulmohen aleatët e SHBA-së.

Koreja Veriore e ka shpallur veten fuqi bërthamore një vit më parë, dhe ka thënë vazhdimisht se nuk do të heqë dorë kurrë prej programit bërthamor, të cilin regjimi e sheh si thelbësor për ekzistencë.

Muajin e kaluar, Pheniani e ka nisur me sukses një satelit ushtarak spiunimi në orbitë.

Qysh atëherë, verikoreanët pretendojnë se kanë siguruar pamje prej satelitëve, të bazave të mëdha ushtarake amerikane dhe jugkoreane./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026