Rritet rreziku bërthamor në Ukrainë, paralajmërimi i kreut të ANEA

30 Nëntor 2023 | 13:58

Rreziqet përreth impianteve bërthamore ukrainase po rriten, ka paralajmëruar drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi. Sipas tij, luftimet që po zhvillohen pranë centralit dhe shkëputja e energjisë janë shqetësime serioze. Deklaratën Grossi e bëri gjatë një vizite në lokalitetin Bure’, në lindje të Francës.

“Ka një sërë rreziqesh të cilat po shumëfishohen dhe që besoj se do të na shoqërojnë përgjatë gjithë konfliktit. Përmes pranisë sonë të vazhdueshme, ne po përpiqemi të lehtësojmë sado pak dhe të bindim të gjithë se po përpiqemi të parandalojmë që kësaj lufte t’i shtohet një aksident me pasoja radiologjike”, deklaroi Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i ANEA-së.

Ndërkohë, ngricat e dimrit po kthehen në pengesë për ushtarët në lokalitetet Bakhmut dhe Kupiansk. Ky i fundit është rrënuar dy herë nga luftërat dhe si pasojë e shkatërrimit është kthyer në një fshat fantazmë të ngrirë në kohë.

Ndërsa në Bakhmut, rreshteri Roman dhe njësia e tij ndodhen prej muajsh në një bunker. Dëbora u tregon për të ftohtin që mbizotëron jashtë, por brenda, edhe pse në errësirë, ambienti është i sigurt.

Me një sens humori, rreshteri Roman thotë se bunkeri është shumë i rehatshëm, njësoj si një hotel me 5 yje.

Por në sipërfaqe kanë mbetur vetëm trungjet e pemëve, pasi gjithçka tjetër është shkatërruar dhe djegur.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamje të trupave të saj që qëllojnë objektiva ukrainas. Trupat ruse kanë avancuar sulmet në lindje të vendit, për të fituar epërsi territoriale përpara fundit të vitit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026