Bojkoti i zgjedhjeve nga banorët e Luginës, Arifi: Përçarja me mbështetjen e Kurtit

17 Dhjetor 2023 | 11:19

Në fshatin Tërnavë të Preshevës ka votuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Kryesuesi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, deklaroi se numër i vogël i qytetarëve kanë votuar deri më tani për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ai tha se kjo ndodhë për shkak të përçarjes së shqiptarëve dhe garimit në dy lista të ndara, shkruan KosovaPress.

“Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, deklaroi Arifi.

Pas votimit, Arifi shtoi se bojkoti nga qytetarët është faturë ndaj lidershipit shqiptarë.

Sipas tij, ka ardhur fundi i politikave egocentrike në Luginë të Preshevës.

Kreu i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nuk shprehet optimist se do të ketë përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista.

Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026