Të rinjtë duan arsimin profesional, i përgatisin për tregun e punës
Të rinjtë e fierit po orientohen gjithmonë e më shumë drejt arsimit profesional. Në qendrën publike profesionale aktualisht ofrohen 19 programe trajnimi për profesione të ndryshme. Kursantet rrëfejnë se ka ardhur koha për një zanat pasi e kanë më të lehtë për tu punësuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe kjo për shkak se diploma e kësaj qendre formimi profesional njihet edhe në shumë vende të BE.
“Kemi filluar një kurs se kemi parë që edhe vendi ka nevojë, mendoj se çdo personi i duhet një zanat dhe mendoj që edhe rezultatet në fund do jenë të mira. Tani ne kemi parë që nevojë ka edhe këtu, nëse gjejmë punë pse jo më mirë në shtëpinë tonë”.
“Po marrim pjesë për të mësuar dhe për të pasur më shumë mundësi pasur më shumë mundësi punësimi. Kemi dëgjuar që çertefikata njihet edhe jashtë edhe këtu që të kemi më shumë mundësi për t’u punësuar. Mësojmë gatime tradicionale dhe europiane moderne që janë të kohës tani”.
Turizmi si degë me kërkesa për kuzhinierë e shefa kuzhine, ka bërë që një degë në këtë qendër ti kushtohet kulinarisë për të nxjerr punonjës të kualifikuar pasi edhe pagat janë vazhdimisht ne rritje.
“Kohet e fundit profesioni i kuzhinës është në rritje sidomos ne pjesën jugore të Shqipërisë ku ka kërkesë edhe pagat të cilën ne si shqiptarë e kemi pikë të dobët ka arritur vlera maksimale.”
“Moshat me te interesuara për kuzhinën janë nga 16-17 deri 50-55. Mësojnë për tregun e punës, për tregun e jugut kur vjen sezoni dhe normale edhe jashtë vendit. Një ish kursant ka hapur restorant ne Belgjike ndërsa një tjetër në Angli”
Nga ana tjetër drejtori i kësaj qendre Aleksandër Lalaj thotë se ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me bashkitë e Beratit dhe Kuçovës , ndersa për vitin që vjen po nënshkruhet marrëveshja me bashkinë e Roskovecit.
“Janë në vazhdim 29 grupe me një frekuentim 300-310 kursante këtu bëhet fjale jo vetëm për Qarkun e Fierit por edhe të Beratit pasi Qendra ka hapur disa specialitete edhe atje meqë nuk ka Qender te Formimit Profesional, si rrobaqepësi ,elektrik, histaulik ne Berat dhe ne Kuçovë” u shpreh Aleksandër Lalaj.
Lalaj pohon se nga afro 1200 zanatçinjë që dalin nga kjo qendër afro 200 punësohen në shtet e privat ketu në Shqipëri, një pjesë vetëpunësohen dhe një pjesë emigrojnë jashtë për tu punësuar pasi diploma njihet edhe në vende te BE.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të hënën mandati i Berishës, Rithemelimi protestë jashtë kryesisë së Kuvendit
- “Serbia duhet të ndahet”, Sinani: T’i hiqen territoret e dhëna artificialisht
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta