Nga mbushjet e kutive, te votimet masive, si Vuçiç manipuloi zgjedhjet në Serbi
Partia Progresive Serbe e presidentit Vuçiç, SNS, festoi fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare mes deklaratave për mashtrim të bëra nga opozita dhe mosbesim nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Grupi opozitar pro-evropian denoncoi intimidimet ndaj mediave dhe aktivistëve të të drejtave civile, si dhe shkelje të tjera.
Vëzhguesit e organizatave ndërkombëtare nuk ishin në gjendje të konfirmonin një mashtrim sistematik elektoral nga qeveria, por janë shprehur dakord me ankesat e opozitës.
“Çdo përpjekje për të manipuluar fushën e lojës është shkak për shqetësim dhe cënon rezultatin. Mendoj se kemi qenë shumë të qartë në raportimin tonë. Nuk ishte një lojë e drejtë”, deklaroi Farah Karimi, vëzhguese e OSBE-së.
Vëzhguesit konfirmuan gjithashtu manipulimet para elektorale të denoncuara edhe nga opozita.
“Ata deklaruan se kishin konstatuar parregullësi si mbushje të kutive të votimit, votime në grup dhe probleme me fshehtësinë e votës. Gjithashtu, ata denoncuan ardhjen e flukseve të njerëzve nga jashtë Beogradit për të votuar në Beograd, si dhe njerëz të cilët nuk ishin as nga Serbia”, deklaroi gazetarja e Euronews Serbia, Nataša Ðulić Banović.
Raporti i fundit i OSBE-së do të publikohet pas dy muajsh. Sërish, dyshimet për manipulime mund të kenë qenë vendimtare për zgjedhjet lokale në Beograd.
Pjesa tjetër e Serbisë ka votuar për partinë në pushtet. Opozita pretendon se humbja e saj është shkak i dominimit të presidentit Vuçiç në mediat serbe dhe intimidimi i zyrtarëve civilë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta