Gjirokastra u vizitua nga 50% më shumë turistë më shumë se në 2023

19 Dhjetor 2023 | 18:01

Viti që po mbyllim rriti me 50% numrin e turistëve në Qarkun e Gjirokastrës krahasuar me vitin 2022. Tashmë numërohen rreth 300 mijë turistë, pjesa më e madhe të huaj të cilët përgjatë vitit 2023 vizituan vlerat natyrore, objektet historike, trashëgimisë kulturore dhe monumentet e kulturës në Qarkun e Gjirokastrës.

 “Viti 2023 ka qenë viti më i mirë historik për Qarkun e Gjirokastrës pas në të gjitha shifrat statistikore që ne disponojmë si drejtori rajonale  ka patur një rritje të konsiderueshme  të numrit të vizitorëve, kemi patur një rritje rreth 50% në rang vjetor krahasuar me vitin 2022, gjithashtu rol të rëndësishëm në këtë rritje ka patur edhe organizimi i disa aktiviteteve shumë të rëndësishme si Festivali Folklorik Kombëtar i cili për nga madhështia dhe për nga organizimi ishte në mënyrën më të mirë të mundshme, në të gjitha objektet që ne administrojmë por edhe në bashkëpunim me pushtetin lokal si bashkia Gjirokastër, Libohovë, Dropull, etj., kemi një numër të rritur dhe të konsiderueshëm krahasuar me 2022”,-tha Ardis Duka, drejtor i drejtorisë së trashëgimisë kulturore në Gjirokastër

Ndër pikat më të vizituara kanë qenë kalaja e Gjirokastrës, monumenti që ka numrin më të lartë të turistëve në rang vendi për të vazhduar me zonat turistike të Tepelenës, Përmetit, Parkun Kombëtar të Vjosës.

 “Kemi dy site arkeologjike mjaft të rëndësishme siç është siti arkeologjik i Antigonesë dhe Adrianopolit, të cilat kanë patur një vizitueshmëri më të lartë, shumë më të lartë krahasuar me vitin paraardhës, gjithashtu kemi kishën e Labovës së Kryqit, e cila po ashtu është një nga objektet më të vizituara, të gjitha objekte e kultit pothuajse janë të vizituara Teqeja e Melanit, në Përmet, kemi akuadoktin e Ali Pashës dhe disa objekte të tjera kalaja e Tepelenës, në Përmet po ashtu kemi disa objekte kulti mjaft të rëndësishme, të cilat, nga ana e vizitorëve kanë mjaft interes”,-tha Ardis Duka, drejtor i drejtorisë së trashëgimisë kulturore në Gjirokastër

Strukturat e trashëgimisë kulturore në Qarkun e Gjirokastrës synojnë që edhe përgjatë 2024 të regjistrohet një numër më i lartë turistësh duke sjellë edhe më shumë të ardhura për banorët dhe ekonominë lokale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026