“Celular brenda burgut të Peqinit”, Gazetari: Mund të zbulojë porositësit e vrasjes
Në orët e pasdites është zbuluar gjatë kontrolleve në burgun e Peqinit edhe një aparat celular, këtë e konfirmoi në “Now në Me Erla Mëhillin”, gazetari Eni Ferhati.
Ai nuk e zbuloi emrin se kujt i përket telefoni, por tha se ky aparat celular mund të zbulojë se kush kanë qenë të interesuarit të cilët kanë dashur të ekzekutojnë Arben Lleshin.
“Mund të them që para pak orësh në burgun e Peqinit, pikërisht në kuadër të ngritjes së gatishmërisë në nivelin më të lartë sa i takon sigurisë dhe kontrolleve që kanë vijuar të ushtrohen. Është sekuestruar, në orët e pasdites, një aparat celular, i cili është futur në mënyrë të kundraligjshme.
Unë nuk do preferoja të tregoja se kujt i përket ky celular, por ka dyshime që mund të ketë lidhje me ngjarjen dhe nga ekspertimi i këtij telefoni, si dhe nga dëshmitë e personit që dyshohet se e ka mbajtur dhe e ka përdorur këtë aparate celular brenda burgut të sigurisë së lartë, mund të japë mekanizmin se kush ka qenë të interesuarit për të futur armën dhe për të vrarë zotin Lleshi”, -tha Eni Ferhati.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta