Shqiptarët priren të votojnë partitë më shumë se kandidatët
Shumica e shqiptarëve vijon të ketë prirje të votojë partitë dhe jo kandidatët, pavarësisht se në këto zgjedhje qytetarët kanë mundësi t’i zgjedhin të dyja alternativat.
Sondazhi i MRB-së për Euronews Albania tregoi se 42.4% e të pyeturve kishin prirje të votonin “vetëm partinë që mbështesin” dhe 17.4% “vetëm kandidatin”, ndërsa në përgjithësi, – nga 73% e të pyeturve, – partia u konsiderua faktor më i rëndësishëm për të zgjedhur.
Me ndryshimet e sistemit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët do të kenë mundësi të votojnë edhe kandidatin, mirëpo sondazhi tregoi se vetëm 9.6% janë të gatshëm të votojnë për “partinë dhe kandidatin që pëlqejnë edhe nëse ai është i një partie tjetër”.
Të arsimuarit me shkollë të lartë janë ata që kanë përqindje më të madhe (38.7% dhe 16.2%) në prirjen për të votuar si partinë edhe kandidatin, apo edhe në rastin nëse kandidati është i një partie tjetër.
Ndërkohë gratë (me 47.2%) dhe grup-moshat 55-64 vjeç dhe 65-75 vjeç (47.2% dhe 51.3%) janë ata që priren të votojnë vetëm për partinë.
Metodologjia
Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.
Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).
Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
Lexoni gjithashtu:
Rama më i preferuari për Kryeministër, por si ai edhe Basha nuk gëzojnë mbështetjen e të rinjve
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit