Shtëpitë e reja në Durrës pa ujë e drita, banorët e pallateve të tërmetit protestë

20 Dhjetor 2023 | 17:01

Rreth një muaj më parë iu dorëzuan çelësat e hyrjeve të reja, por që nga ajo ditë çelësat u kanë mbetur në dorë.

Kjo është ajo që u ka ndodhur 25 familjeve të godinës nr.30 në lagjen nr.5 të Durrësit.

Që pas hedhjes së shortit publik më datë 10 nëntor, nuk kanë mundur t’u gëzohen shtëpive të reja.

Arsyet pse i shpjegojnë më mirë vetë ata.

“Jemi akoma jashtë. Pavarësisht se çelësat i kemi marrë, quhet që s’jemi fut sepse përderisa nuk ka ujë e drita ne vazhdojmë ende me qira”, thotë një banor.

Ping-pongu institucional i nxori në protestë.

“Hajde te bashkia, shko te elektriku, shko tek elektriku, hajde te bashkia. S’kemi lënë vend pa shkuar. Bashkia nuk e zgjidh, elektriku nuk e zgjidh. Të shkojmë te kryeministri për një sahat dritash?” ankohet një tjetër.

Nga vrojtimi në terren rezulton se në pallatin e ri nuk janë vendosur ende matësit e energjisë elektrike.

Pretendimi i banorëve, se pallati nuk është kolauduar ende hidhet poshtë nga bashkia, e cila pohon se edhe shkresa që duhej të dorëzohej pranë OSHEE është dërguar më datë 24 nëntor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026