“Ulja e euros ndihmoi ekonominë”, Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit
Norma bazë e interesit do të qëndrojë e pandryshuar në nivelin e 3.25%. Në një deklaratë për shtyp, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, duke marrë në shqyrtim situatën ekonomike në mbyllje të këtij viti kalendarik, vërejti se ekonomia jonë, edhe pse në rritje, ka ende kërcënime sa i takon nivelit të inflacionit.
“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Zgjerimi i punësimit dhe pagave ka vijuar të ushqejë rritjen e konsumit në ekonomi, por mungesat e pranishme në tregun e punës dhe zgjerimi i shpejtë i pagave mban ende të larta presionet e brendshme inflacioniste”, tha guvernatori Gent Sejko.
Gjithashtu, sipas këshillit, kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka pasur një trend të qartë forcues gjatë vitit 2023, duke pasqyruar një përmirësim në shkëmbimet tregtare të jashtme i cili ka rezultuar me një rritje prej 34% të eksporteve totale, 14% të remitancave dhe 10% të investimeve të huaja direkte.
“Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 4.25%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 2.25%”, theksoi ai.
Forcimi i kursit të këmbimit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste gjatë vitit të fundit si dhe në trendin rënës të këtij treguesi gjatë vitit 2023.
Në mbyllje të tremujorit të fundit të këtij viti, Guvernatori gjykon se turizmi ishte motori kryesor i ekonomisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.