SHBA po shqyrton rritjen e tarifave ndaj Kinës, në shënjestër industria e makinave

21 Dhjetor 2023 | 14:17

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë rritjen e tarifave për automjetet elektrike kineze (EV) dhe mallra të tjera nga Kina, raportoi sot Wall Street Journal (ËSJ), duke cituar burime anonime.

Taksat amerikane për importin e makinave kineze janë aktualisht 25 për qind, dhe ato u vendosën nga ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe u zgjatën nga kreu aktual i shtetit Joseph Biden, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha sot se vendi i tij do të monitorojë nga afër zhvillimet në SHBA dhe do të marrë masat e nevojshme për të “mbrojtur interesat e tij legjitime”.

Muajin e kaluar, ligjvënësit amerikanë i dërguan një kërkesë administratës së Presidentit Biden për të rritur tarifat për automjetet e prodhuara në Kinë dhe për të hetuar se si të parandalohen firmat kineze që të eksportojnë në SHBA nëpërmjet Meksikës.

Eksportet e makinave të Kinës janë rritur vitet e fundit për shkak të ngadalësimit të kërkesës së brendshme dhe kapacitetit të tepruar të prodhimit dhe pritet të rriten me 25 për qind vitin e ardhshëm krahasuar me vitin aktual, në 5.3 milionë automjete, sipas China Merchants Bank.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026