Eksporti drejt “rrëzimit”, prodhuesit paralajmërojnë protesta

21 Dhjetor 2023 | 20:57

Eksporti shiptar rrezikon falimentin. Në një deklaratë përfaqësuesit e sektorit këkrojnë marrjen e masave, në të kundërtën paralajmërojnë për protesta.

Sipas treguesve të bilanceve të tyre, ata ngrejnë alarmin se nuk po ia dalin të mbajnë në këmbë aktivitetet.

Rënja drastike e euros përgjatë vitit të fundit ka shkaktuar dëme me impakt të rendësishëm ekonomik dhe social në këtë sektor, i cili është shumë vulnerabël ndaj luhatjeve të këmbimit.

Zhvlerësimi i euros ka çuar në humbje të konkurueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, si rrjedhojë e presionit për të rritur çmimet për të kompensuar kostot e larta.

Gjithashtu dhe presioni i inflacionit i cili ka shkaktuar rritjen e kostove direkte.

Shumë ndërmarrje prodhuese shprehen se, të gjendur përballë këtyre vështirësive, janë të detyruar të reduktojnë forcën puntore.

Masat drastike që do të ndërmerren do të kenë impakt direkt social, duke rritur normën e papunësisë me 6%, ku kryesisht papunësia më e madhe do të ndihet tek të rinjtë.

Sipas eksportuesve, punëtorët dhe bizneset që punojnë në prodhim janë lënë vetëm përballë këtyre sfidave.

Në një mbledhje midis përfaqësuasve dhe grupeve të interesit me organizatat e shoqërisë civile, u kërkua një matje dhe vlerësim të impaktit të kësaj situate në ekonominë e vendit, si dhe adresim me masa konkrete nga ana e qeverisë dhe institucioneve përkatëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026