Kantautori shqiptar Ermal Meta shkëlqen në Sanremo, i pari në dy klasifikime të ndryshme
Kantautori shqiptar, Ermal Meta, qëndron në krye të klasifikimit edhe pas natës së tretë të festivalit të Sanremos në Itali.
Kënga “Un milione di cose da dirti” u rendit e para në dy klasifikime të ndryshme, duke marrë dhe votat e orkestrës së festivalit dhe koristëve të tij.
Kantautori më origjinë shqiptare emigroi 27 vjet më parë në Itali, dhe shpesh herë në postimet e tij në Twitter, Ermal Meta i është referuar Shqipërisë si toka mëmë, por tokë që ishte shumë e varfër dhe e dëshpëruar për t’u kujdesur për të gjithë fëmijët e saj.
Pavarësisht pjesëmarrjes së shumë artistëve Big dhe të njohur, Ermal Meta duket se nuk ka rivalë falë interpretimit të tij të konsideruar si fantastik nga ekspertë të muzikës por edhe nga publiku dhe mbështetësit e tij në rrjetet sociale.
Lexoni gjithashtu:
Bjellorusia i kërkon Lituanisë të ekstradojë kreun e opozitës Tsikhanouskaya
Fëmijët urojnë 7 marsin, mungon festa tradicionale e çdo viti, por jo lulet për mësuesit
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona