Bllokimi i eksporteve të vaksinave, kryeministri australian u shpreh se nuk ndikon në procesin e vaksinimit

5 Mars 2021 | 18:04

Australia i ka kërkuar Komisionit Evropian të rishikojë vendimin  për të bllokuar një dërgesë prej 250,000 dozave të vaksinës AstraZeneca. Ndërkohë zëdhënësi i Komisionit Europian, Erik Mamer tha se bllokimi vaksinave ishte një mesazh drejtuar kompanisë AstraZeneca.

“Siç edhe Presidenti i Komisionit e ka thënë shumë herë, ky është një mesazh i qartë: Që ne presim që kompanitë me të cilat Bashkimi Europian ka nënshkruar marrveshje paraprake, të respektojnë kontratën e tyre. Dhe për të gjithë ato kompani që po i respektojnë këto marrëveshje, nuk ka probleme me eksportet,” – tha Eric Mamer, zëdhënës i Komisionit Europian.

Jens Spahn, ministri gjerman i shëndetësisë, tha se duhet bërë kujdes në ndikimin afatgjatë të furnizimeve globale të vaksinave.

“Jemi duke e ndjekur me vëmendje situatën dhe nëse kemi dyshime na duhet të ushtrojmë presion për të garantuar që dorëzimet e vaksinave të vijnë në kohë, vecanerisht kur vaksinimi është cështje ekzistenciale,” – tha Spahn.

Kryeministri australian Scott Morrison tha se dërgesa e bllokuar e vaksinave të AstraZeneca-s ishte e kuptueshme dhe nuk do të ndikonte në programin e vaksinimit të Australisë.

“Italia po regjistron 300 humbje jete në ditë. Dhe unë mund ta mirkuptoj nivelin e stresit dhe ankthit që kanë italianët dhe shumë vende europiane. Në Australi nuk po përjetojmë një situatë të tillë. Megjithatë ne kemi mundur të sigurojmë furnizimet me vaksinat dhe dërgesa të tjera janë duke ardhur, si nga Pfizer ashtu edhe nga Astra Zeneca. Kjo npnkupton se ne mund të vazhojmë normalisht procesin e vaksinimit,” – u shpreh Scott Morrison, kryeministër i Australisë.

Australia nisi programin e imunizimit dy javë më parë, duke vaksinuar fillimisht stafin shëndetësor dhe qytetarët e moshuar me vaksinën Pfizer, edhe pse dozat e kësaj të fundit janë të kufizuara në të gjithë botën. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026