Man City synon Botërorin e parë. “Qytetarët” do përballen me Fluminense

22 Dhjetor 2023 | 17:35

Manchester City i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, pjesa më e madhe e tyre në epokën Guadriola, por në këtë pikë ka ende një kupa që i mungon koleksionit të qytetarëve.

Bëhet fjalë për kupën e botës për klube, të cilën skuadra angleze nuk ka pasur fatin të ketë të sajin deri më tani, por kjo gjë mund të ndodhë pasditen e së premtes.

Pasi mposhti Urawa Red në gjysmëfinale, The Cityzens tashmë janë në stacionin e fundit të këtij kompeticioni ku do të përballen me Fluminense, kampionët brazilianë. Anglezët cilësohen favoritë absolutë për fitimin e trofeut, teksa në anën tjetër skuadra braziliane kaloi pa shumë problem Al Ahly, duke i mposhtur me rezultatin 2-0.

Finalja e madhe luhet në Jeddah, në një impiante me kapacitet prej 60 mijë të pranishmish, ndërsa gjykimi i është besuar polakut Marciniak.

Trajneri Guardiola pak orë më parë pohoi se ky është i vetmi trofe që i mungon skuadrës së tij dhe normalisht nuk do ta lejojë ti ikë nga duart, teksa edhe Fluminense është ndër skuadrat më në formë të momentit.

Ata janë një skuadër kompakte dhe me lojtarë me eksperiencë mes tyre dhe emra si Marcelo apo Felipe Melo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026