Dalin pamjet e vrasjes së nënës shtatzënë, momenti kur shqiptari hyn në banesë
Mediat italiane kanë publikuar pamjet kur 41-vjeçari me origjinë nga Kosova, Bujar Fandaj, kapërcen murin dhe shkon drejt banesës për të ekzekutuar 27-vjeçaren italiane Vanessa Ballan.
Në video shihet një person i dyshuar të jetë Fandaj, kapërcen murin dhe në çantë, e cila u sekuestrua, u gjet një çekiç të cilin e përdori për të thyer xhamin e banesës dhe të hynte në ambientet e brendshme të banesës.
41-vjeçari e ekzekutoi të renë shtatzënë me të cilën kishte pasur një lidhje duke e qëlluar 7 herë me thikë.
Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket dhe kishte 11 vite e lidhur me bashkëshortin e saj Nicolo Scapinello.
Por më pas në jetën e Vanessës u shfaq Bujar Fandaj, 41 vjeç.
Ai jetonte në Altivole dhe dërgonte porositë që bëheshin në supermarketin ku punonte Vanessa. Dyshja nisën një lidhje, por një vit më parë, Vanessa vendosi të ndahej prej tij.
Bujar Fandaj nuk e pranonte këtë gjë dhe këtu fillon sprova e Vanessës .41-vjeçari filloi t’a përndiqte të renë, më pas e kërcënoi se do t’i tregonte bashkëshortit të saj videot intime të saj. E tmerruar nga fakti se mund të humbiste lidhjen e saj të dashurisë me të riun që e kishte njohur që në adoleshencë, Vanessa vendosi t’a denonconte Bujarin në 26 tetor dhe t’i rrëfente tradhtinë bashkëshortit.
Gjatë kësaj kohe nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie ndaj kosovarit, i cili përgatiti një plan hakmarrje ndaj saj. Mëngjesin e së martës ai hyri në shtëpinë e saj dhe e goditi 7 herë me thikë në gjoks e bark, duke e lënë të vdekur 27 vjeçaren, e cila priste të bëhej nënë për herë të dytë.
LEXONI GJITHASHTU
21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre