Arsimi në pikiatë/ Sa lekë hidhen për shkollat, ekspertët: Si shpenzohen ato

23 Dhjetor 2023 | 20:04

Buxheti për arsimin është rritur në mënyrë progresive nga viti në vit.

Për shumë ekspertë dhe zëra kritikë, financimi duhet të jetë sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por ai qëndron në nivelin 2 deri 3%. Në vitin 2014, të ardhurat e dedikuara për sistemin arsimor ishin 390 mln euro me kursin e sotëm, ndërsa për buxhetin e vitit 2024, shuma në dispozicion arrin në 550 mln euro.

Në emisionin “Money” në Euronews Albania, ekspertët kanë zbuluar më shumë rreth asaj sesi shpenzohen paratë për Arsimin.

“Nuk është thjesht cështje financimi dhe buxheti. Është mënyra se si ky buxhet alokohet. si ndahet dhe si ky buxhet i vjen në ndihmë mësuesit dhe të rinjve në tërësi. Por nëse buxheti shkon për të ndryshuar fasadat dhe për të thënë që do bëjmë trajnim, por asnjëherë nuk merremi se si ky trajnim, zhvillohet dhe nuk mat impaktin para dhe pas ngritjes së kapaciteteve, kjo është hallka e munguar në sistemin tonë arsimor”, tha Irida Sina, specialiste e Arsimit.

“Sa kohë ti mund të hedhësh para, por për sa kohë do të vësh të paaftët në krye, dhe për këto rezultate nuk do të marrin përgjegjësi, ti jo kaq sa jep buxhet, por edhe ta dyfishosh, do të ketë një pasojë, e cila përtej menaxhimit të keq, ka dhe elementë korruptivë. Nëse do flasim për korrupsion, është KLSH. Nëse Ministria e Arsimit është e listuar brenda atyre raportimeve, është edhe më e pafalshme”, tha pedagogia Majlinda Keta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026