Legjionarët shkëlqejnë në fundjavë, Cikalleshi shënon dopietë në Turqi
Futbollistët kuqezi kanë regjistruar një fundjavë pozitive në skuadrat respektive, ku nuk kanë munguar as golat. Në Turqi dyshja Cikalleshi Manaj vijojnë të shënojnë rregullisht, me bomberin e Konyaspor që i dha fitoren skuadrës së tij.
Kavajasi shënoi një dopietë ndaj Kayserispor, ndërsa ishte më i miri në fushë. Sa i përket Manajt, goli i tij i mjaftoi Sivasspor të merrte 3 pikët e radhës.
Bani Yas mori një tjetër fitore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa nuk mund të mungonte goli i Taulant Seferit. Ish-futbollisti i Tiranës gjeti rrugën e rrjetës ndaj Ittihad Kalba. 2-2 u mbyll përballja mes Antëerpit dhe Westerlo, ku një prej golave u shënua nga Arbnor Muja. Mesfushori shqiptar dhe kapiteni Alderwireld i dhanë 1 pikë Antëerpit.
Prej kohësh në një formë jo shumë pozitive, por më në fund u rikthye tek goli dhe Anis Mehmeti në fitoren 3-2 të Bristol Cityt në Angli. Sulmuesi kuqezi realizoi një supergol, duke ngritur peshë të pranishmit në shkallët e stadiumit. Kujtojmë se edhe futbollistët e tjerë morën mjaftueshëm minuta, një pjesë e tyre titullarë. Kontributin e tyre dhanë dhe Kastrati, Gjimshiti, Veseli, Ramadani dhe Armando Broja, me këtë të fundit që shpërdoroi 2 raste shënimi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta