Superliga, Skënderbeu mposht Partizanin, fitorja e parë pas 10 rezultatesh negative

7 Mars 2021 | 17:30

Në javën e 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit, skuadra e Skënderbeut befasoi duke mundur 1-0 Partizanin.

Juglindorët e drejtuar nga trajneri Migen Memelli arritën në “Elbasan Arena” fitoren e parë për këtë vit falë golit të brazilianit Jean Victor në minutën e 67-të.

Fitorja e tyre e fundit mbante datën 30 dhjetor 2020 dhe qe realizuar ndaj Bylisti 4-3. Më pas erdhën 10 ndeshje pa fitore, mes së cilave 4 barazime dhe 6 humbje, çka kanë vënë seriozisht në diskutim pozitat e Skënderbeut.

Të ashtuquajturit “Ujqërit e dëborës” janë bashkë me Bylisin dhe Apoloninë në rrezik rënieje nga kategoria – Bylis (vendi 8-të, 19 pikë), Skënderbeu (vendi 9-të, 16 pikë), Apolonia (vendi 10-të, 15 pikë).

Për Memellin, që e mori skuadrën më 3 shkurt, kjo fitore i ngjall moralin skuadrës, por kalendari parashikon ndeshje të vështirë. Më 13 mars ata do të luajnë ndaj Laçit të Shpëtim Duros që tashmë lufton për titull.

Nga ana tjetër Partizani i Ilir Dajës vihet seriozisht në pikëpyetje, pasi kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore – një humbje, dy barazime. Ndërkohë më 13 mars parashikohet edhe derbi me Tiranën çka mund t’i nxjerrë ata nga lufta për titull.

Lexoni gjithashtu:

Superliga, Bylisi ndal Teutën, Tirana tjetër fitore para derbit me Partizanin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026