Mirela Arqimandriti tregon se rreth 30 mijë gra kanë humbur punën gjatë pandemisë

8 Mars 2021 | 06:48

8 Marsi njihet si ‘Dita e gruas’ në të gjithë botën.

Kjo datë shënon luftën masive që gratë dhe vajzat bënë për të fituar të drejtat e tyre.

Këtë vit ky 8 mars vjen krejt ndryshe, pikërisht për shkak të pandemisë së COVID-19, e cila prej thuajse një viti ka rënduar edhe më tej pozitën e grave dhe vajzave në shoqëri.

Mirela Arqimandriti nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim u shpreh në Euronews Albania se rreth 30 mijë gra kanë humbur punën gjatë vitit të kaluar për shkak të pandemisë.

Teksa e cilësoi 8 marsin jo të zakonshëm, ajo u shpreh: “Tek 25 mijë ose 30 mijë gra mbetën pa punë për shkak të pandemisë. Shumica e tyre vijnë nga sektori i vështirë i fasonerive. Ky 8 mars vjen edhe me një humbje të madhe grash dhe burrash për shkak të pandemisë”.

Për shkak të thellimit të varfërisë janë shtuar rastet e dhunës në familje, ndërsa një pjesë e mirë e grave janë pa punë për shkak të mbylljes së disa aktiviteteve.

Megjithatë në përpjekje për t’i dhënë vendin e duhur gruas në shoqëri, në këto zgjedhje për herë të parë në 3 kandidatë 1 në listat partiake duhet të jetë grua.

“Është mirë që partitë politike të kenë programe specifike, të mira, që të marrin parasysh edhe kushtet që jemi në këtë kohë pandemie”, tha më tej zonja Arqimandriti.

Kjo fundit shtoi më tej se në Shqipëri ka një armatë të tërë grash dhe vajzash që ende nuk janë përfshirë në sistemin e punësimit në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026