Rizgjidhet për herë të dytë president i Barcelonës, Laporta: Le të bëjmë një tjetër përmbysje në Paris
Joan Laporta është emëruar presidenti i ri Barcelonës për herë të dytë, pasi fitoi garën ditën e djeshme.
Laporta u zotua se do të rinovonte kontratën me Lionel Messin, ky i fundit u shpreh hapur se dëshironte të largohej nga Barcelona që verën e 2020, pas humbjes 8-2 ndaj Bayern Mynih në Ligën e Kampionëve.
Ai fitoi më shumë se 54 përqind, ndërsa i dyti më i votuari ishte Victor Font me 30 % të votave dhe i treti pozicionohej Toni Freixa.
Në votime mori pjesë edhe ylli argjentinas, i cili votoi së bashku me djalin e tij. Pas fitores presidenti i Barcelonës u shpreh se duke parë Messin në votime, përforcon më tepër tezën e thënë gjatë gjithë kësaj kohës, se ai e do Barçën dhe mund të qëndrojë.
“Tani le të shkojmë në Paris dhe të shohim nëse mund të bëjmë një tjetër përmbysje”- u shpreh Laporta.
Barcelona përballet të mërkurën me Paris Saint-Germain në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, katalanasit do të provojnë të përmbysin rezultatin në Paris, pas humbjes 4-1 në “Camp Nou”.
Laporta pasoi Josep Maria Bartomeun, i cili dha dorëheqjen në tetor të 2020. 58-vjeçari rizgjidhet president për herë të dytë pas 10 vjetësh, nga eksperienca e mëparshme midis viteve 2003-2010
Afati më i gjatë, detyra e Laporta do të jetë rindërtimi i një klubi në krizë, me borxhe dëmtuese të përkeqësuar nga pandemia dhe Messi duke konsideruar largimin falas kur kontrata e tij skadon këtë verë.
Laporta afroi në “Camp Nou” yllin brazilian Ronaldinho dhe ish-sulmuesi kamerun Samuel Eto’o në punën e tij të parë si president, nën drejtimin e Pep Guaridolës Barcelona fitoi Ligën e Kampionëve dy herë, katër tituj të La Ligës dhe Copa del Rey.
Kapiteni i Barcelonës është duke kaluar një formë të mirë këtë sezon, ku në 34 ndeshje ka shënuar 24 gola dhe 11 herë ka asistuar për shokët e skuadrës.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh